- KF Lepenci
Historiku i shkurter i Klubit Futbollistik " Lepenci "
Shkendijat e para fudbollistike ne anen tone ndriquan qysh gjate Luftese se Dyte Boterore dhe ate ne vitet 1942-1943 djelmoshat kacanikas luanin fudboll me ushtaret bullgar. Nderkaq ne vitin 1945 menjehere pas clirimit, lindi Klubi I fudbollit te cilin e pagezuan sipas lumit te Kacanikut; LEPENCI dhe ngjyrat e dresave I praruan me ngjyrat Kombetar; KUQ E ZI.
Ne vitin 1955 Lepenci perfshihet ne garat kualifikuese te Lidhjes se Qarkut te Prisshtines ? Nenlidhje dhe siguroi anetaresine ne eliten e fudbollit Kosovar ku edhe zhvilloi pjesen me te madhe te veprimtarise se begatshme sportive.
Ne shtigjet e Lepencit defiluan plejada te tera sportistesh. Veshja e faneles Kuq e Zi ishte krenaria e tyre me e madhe. Per te gjithe fudbollistet kacanikas Lepenci ishte nje dashuri e madhe qe nuk harrohej. Klubi I fudbollit LEPENCI ishte edhe eshte ambassador I qytetit buze Grykes dhe eshte emer qe zgjon dhe mban respect dhe admirim te te gjithe sportdashesit ane e kend Kosoves qe plot 60 vjet.
LEPENCI nuk eshte vetem ekip fudbollii por eshte edhe institucion qe ka edukuar shume breza pioneresh dhe junioresh dhe nga xhiri I saj nxorri inxhinjer,jurist, mjek, professor, economist etj etj.
Kacaniku merr fryme me ritem futbolli. LEPENCI eshte dashuria e Kacanikut prandaj edhe Lepenci luan me lojtarin e 12-te publikun tashme te njohur ne gjithe trojet shqiptare ne Kosove dhe me gjere te prire nga FIKSHAT. Flamujt, transparentat, daullet dhe rekuizitat e tjera te animit ? simpatizimit jane dekor I rregullt I diteve kur luan Lepenci. Ndeshjet e Lepencit ne Kacanik me shume I gjasojne dasmave sesa te ndonje ndeshjeje sportive. Sivjet Lepenci kremton 60 vjetorin e formimit. Ditelindjen e prêt me varferi por me dinjitet e krenari.
Wikimedia Foundation. 2010.